SERBI- Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka komentuar së fundmi çështjet më aktuale politike të Serbisë. Daçiç i ftuar në televizionin serb 'Kurir' ndaoj dhe tek çështja e Kosovës, që sipas tij nëse do e njohin do të ishin lider në rajon.
"Nuk ka mekanizma për t'i bërë presion Kurtit, dhe zgjedhjet në Serbi duhet të hetohen. Nuk është e diskutueshme që SHBA-të duan që ne të jemi partneri kryesor i tyre, por me kusht që të pajtohemi me qëndrimin e tyre për Kosovën. Ata na thonë të mos flasim për të kaluarën dhe tani duhet të themi në rregull. Nëse Vuçiç thotë se nuk merremi me Kosovën, do ta njohim, do ta fusim në OKB dhe do të ishim lider. Dhe njerëzit tanë do të na mallkonin,-deklaroi Daçiç.
Më tej, Daçiç u shpreh se Serbia ka patur presion të madh për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe jo për të bashkëpunuar me Kinën. /ZËRI