Bota

HORROR në Serbi! Gjendet një person i copëtuar pa krahë dhe këmbë në vaskë

Kufoma e të cilit është gjetur në fazë të avancuar dekompozimi, është gjetur në vaskën e banjës, ndërsa në dhomat e tjera janë gjetur krahë dhe këmbë të prera.

f.t
HORROR në Serbi! Gjendet një person i copëtuar pa krahë dhe
pamje nga vendngjarja

SERBI-Një person identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është gjetur i vdekur në një banesë në Serbi dhe trupi i është gjymtuar. Kurir shkruan se trupi i burrit, kufoma e të cilit është gjetur në fazë të avancuar dekompozimi, është gjetur në vaskën e banjës, ndërsa në dhomat e tjera janë gjetur krahë dhe këmbë të prera.

Policia shkoi në banesë për shkak të raportimit se aty prodhohej marihuanë. Në kërkim të drogës, inspektorët hynë në banesë. Nuk kishte njeri në të dhe vërtet u gjet marihuanë. Mirëpo, përveç drogës është gjetur edhe kufoma e një burri, thotë burimi i Kurir dhe shton se inspektorët sapo hynë te dera e kishin të qartë se në banesë kishte ndodhur një krim.

Sapo hynë në banesë, panë pjesë të trupit të njeriut. Një kërkim i mëtejshëm zbuloi një trup në banjë, me një prerje të madhe në qafë, shton burimi. Në banesë janë gjetur edhe pajisje për kasap. Policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe po  punohet për kapjen e autorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB