
TIRANË- Sir Keir Starmer e shfrytëzoi vizitën e tij të parë në Shqipëri për të njoftuar se Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të krijojë "qendra kthimi" për të deportuar emigrantët e paligjshëm. Ai tha se po zhvillohen diskutime zyrtare me vende të ndryshme. Nuk e dimë cilat janë këto, por e dimë cilat nuk janë të gatshme - dhe një prej tyre është Shqipëria. Kryeministri Edi Rama, tha se i qëndronte “besnik” “martesës” me Italinë – duke shtuar se marrëdhëniet me vendet e tjera janë “thjesht dashuri”.
Ekipi i Sir Keir thotë se kjo kërkesë e kryeministrit nuk ishte në axhendën e takimit.
Por para së gjithash, çfarë janë qendrat e kthimit?
Në thelb, qendrat e kthimit janë qendra përpunimi të dokumentacionit për njerëzit që kanë shteruar të gjitha mundësitë e tyre për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar - duke përfshirë kërkesat për azil dhe përpjekjet për të kërkuar viza të caktuara pune ose studimi. Ata do të kthehen në vendin e tyre të origjinës dhe, ndërsa kjo ndodh, ata mund të shkojnë në këto qendra kthimi - për të parandaluar arratisjen e tyre. Zyrtarët e shtetit thonë se kjo do t’i pengonte azilkërkuesit që të krijonin familje dhe ta përdornin këtë arsye për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.
Italia e ka një qendër të tillë, por nuk është përdorur.
Qeveria e Georgia Melonit ka kohë që është e interesuar për këto projekte dhe ka ndërtuar dy në Shqipëri - në portin e Shëngjinit dhe në fshatin Gjadër - mjaftueshëm të mëdha për 36,000 persona. Por të dyja janë aktualisht bosh. Gjykatat në Romë thonë se ato nuk mund të përdoren derisa Gjykata Evropiane e Drejtësisë të thotë se munde...
Një vendim pritet muajin që vjen!
A po rikthehet plani i Ruandës?
Shpenzimi i milionave për strehimin e emigrantëve që më pas mbeten bosh mund të duket i njohur - por ky është i ndryshëm nga plani i Ruandës. I dakordësuar nga Konservatorët, Ruanda u rrëzua nga Sir Keir kur Partia Laburiste mori pushtetin me pretendimin se kjo skemë është "joetike". Dallimi kryesor është se sipas planit të Ruandës, azilkërkuesit nuk do të ishin në gjendje të pretendonin të qëndronin më në Mbretërinë e Bashkuar.
Pse tha jo Shqipëria?
Mbretëria e Bashkuar nuk ka pasur gjithmonë "simpati" për Shqipërinë, kujtojmë këto komentet e ish-sekretares së Brendshme Suella Braverman, e cila u shpreh në parlament se Britania e Madhe po pushtohej nga "kriminelët shqiptarë".
Andi Hoxhaj, një ekspert i Ballkanit në Kings' College London, më tha: Mbretëria e Bashkuar thjesht nuk ka bërë asnjë përpjekje që të përmirësonte marrëdhëniet me Shqipërinë. Është vizita e parë e një kryeministri të Mbretërisë së Bashkuar 103 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendve. Starmer dhe Yvette Cooper e kuptojnë këtë dhe duan marrëdhënie më të ngrohta. Por ishtee kotë që të mendohej se do të binin dakord për një qendër azilkërkuesish.
Cili është plani i dytë?
Qeveria britanike i ka përqendruar përpjekjet e saj për të "shkatërruar bandat" në Ballkanin Perëndimor. Zbatimi i përbashkët i ligjit në Shqipëri, sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, ka qenë një model që vendet e tjera mund ta ndjekin. Ka të ngjarë të ketë diskutime në samitin e Komunitetit Politik Evropian të premten me vende si Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi./ZËRI
Marrë dhe përkthyer nga SkyNews