
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin refuzoi të qëndronte 70 metra larg ambasadorit të ri të Britanisë në Moskë në një ceremoni diplomatike dje, duke shpjeguar se e bën për 'arsye sanitare'. Në skena të sikletshme që i ngjanin kulmit të pandemisë Covid-19, Putin këmbënguli të mbante një distancë të madhe midis tij dhe diplomatëve të tjerë në ngjarjen e Kremlinit.
"Fatkeqësisht, për arsye sanitare, ne nuk mund të flasim më shumë, të shoqërohemi. Shpresoj se do të vijnë kohë më të mira, jo vetëm në politikë, por edhe në shëndetësi, dhe do të jemi gjithmonë në dispozicionin tuaj,"-tha Putin.

Ai qëndroi dhjetëra metra larg 21 të dërguarve dhe mbajti fjalimin e tij nga matanë sallës së madhe, thjesht duke folur me ta, në vend që të ndante një dialog. Të dërguarit mund të shiheshin duke dëgjuar në anën tjetër të dhomës dhe dukeshin të pakënaqur dhe më pas u detyruan të largoheshin në mënyrë të sikletshme pasi Putini nuk kishte ndërmend t'i përshëndeste personalisht.