Bota

Asambleja e OKB-së/ Guterres sulmon Rusinë

Po ashtu Guterres paralajmëroi një kërcënim të mundshmë ndaj demokracisë. Sipas tij armët bërthamore vënë në rrezik jetën e të gjithëve.

E.K
Asambleja e OKB-së/ Guterres sulmon Rusinë
Antonio Guterres

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dënuar ashpër këtë të mërkurë pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Deklaratat Gutterres i bëri gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkiuara. Po ashtu Guterres paralajmëroi një kërcënim të mundshmë ndaj demokracisë. Sipas tij armët bërthamore vënë në rrezik jetën e të gjithëve.

Ai u ndal dhe tek situata e rëndë nga përmbytjete në Libi. Sipas tij ata "janë viktima të viteve të konfliktit dhe kaosit klimatik, viktima të liderëve të afërt dhe të largët", Ai më pas denoncoi paralizën e Kombeve të Bashkuara, duke filluar nga përçarjet që po frenojnë veprimin e Këshillit të Sigurimit. Guterres bëri thirrje për një reformë të organit kryesor vendimmarrës të OKB-së dhe pikërisht në këtë pikë filloi apeli politik ndaj konflikteve aktuale. 

"Demokracia është nën kërcënim. Autoritarizmi është në marshim, pabarazitë po rriten dhe gjuha e urrejtjes është në rritje", tha Guterres

Poll

MOS HUMB