
Gjenerali në pension William Anders, astronauti i Apollo 8 që bëri fotografinë ikonike të tokës nga hapësira në vitin 1968, vdiq në një aksident ajror në moshën 90-vjeçare. Raportohet se avioni, të cilin po e pilotonte vetë u rrëzua në det pranë ishujve San Juan në shtetin Uashington. Lajmin e ka konfirmuar djali i tij.
“Babai im vdiq në një aksident ajror në ishujt San Juan”, tha Anders për CNN të premten mbrëma.
“Familja është e shkatërruar dhe vajton për humbjen e një piloti të madh”, shtoi ai.
Videoja që qarkullon në internet tregon momentin kur avioni i pilotuar nga Anders humbi kontrollin dhe u rrëzua në det.
Si ndodhi aksidenti?
Zyra e Sherifit të Qarkut San Juan tha në një njoftim për shtyp se një aeroplan u rrëzua në brigjet e ishullit Jones. Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara më vonë njoftoi se trupi i pilotit u gjet nga një ekip zhytësish pas një kërkimi disa-orësh.
Fotografia "Earth", imazhi i parë me ngjyra i Tokës nga hapësira, është një nga fotografitë më të rëndësishme në historinë moderne pasi ndryshoi mënyrën se si njerëzit e shihnin planetin./ZËRI