Bota

Bëri shokun kryetar të kompanisë shtetërore, nis gjyqi ndaj ish-kancelarit Kurz

Sebastian Kurz u pyet më pas nëse ai kishte promovuar emërimin e "njeriut" të tij të besuar, Thomas Schmidt, në krye të kompanisë shtetërore "ÖBAG". 

k.m.
Bëri shokun kryetar të kompanisë shtetërore, nis gjyqi ndaj
Sebastian Kurz

VIENË- Nis gjyqi ndaj ish-kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz, i cili akuzohet se ka dhënë me vetëdije një dëshmi të rreme në një komision hetimor parlamentar në qershor 2020. Sebastian Kurz u pyet më pas nëse ai kishte promovuar emërimin e "njeriut" të tij të besuar, Thomas Schmidt, në krye të kompanisë shtetërore "ÖBAG". 

Ish-kancelari u përgjigj negativisht, por shmangu përdorimin e fjalës "Nein" (jo) dhe preferoi "Na", që në dialektin vjenez mund të interpretohet edhe si "ba..." ose ndryshe "hmm...". Pra ka preferuar që ta lërë ta një përgjigje të qartë. Në procesverbalin e Komisionit si përgjigje shënohet deklarata e Kurtz, i cili ka thënë: Gjithmonë e kam ditur që Thomas Schmidt ka qenë kandidat, por nuk e kam marrë unë vendimin. Këtë e ka marrë Këshilli Mbikëqyrës. Me pak fjalë kam qenë i përfshirë, në kuptimin që kam qenë në dijeni.

Për Prokurorin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, Kurz po hetohet për dëshmi të rreme, një vepër e dënueshme sipas ligjit austriak deri në tre vjet burg. Për Prokuroria ka në dispozicion biseda telefonike dhe sms mes Sebastian Kurz dhe Thomas Schmidt. 

Në sy ka rënë pasazhi kur Schmidt falënderon Kurz për emërimin e tij.

Kurz: Do e merrnit atë që donit

Schmidt: Jam shumë i lumtur. E dua kancelarin tim.

Procedurat gjyqësore nuk pritet të përfundojnë para fundit të vitit apo edhe në fillim të vitit 2024, pasi numri i dëshmitarëve është i shumtë. Ish-kancelari 36-vjeçar dyshohet edhe për përvetësim të fondeve publike, të cilat i përdori për të financuar sondazhe të rreme dhe artikuj të mirë për të dhe qeverinë e tij në tabloidet kryesore austriake. Por kjo çështje ende po hetohet.

Sebastian Kurz dha dorëheqjen si kancelar në tetor 2021 nën peshën e skandaleve dhe fillimisht u zhvendos në SHBA për të punuar për një kompani në pronësi të miliarderit gjerman Peter Thiel./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB