Bota

Biden merret për dore si një fëmijë nga zonja e parë

Video shkaktoi zhurmë në rrjetet sociale, me komentues që thanë se kjo është dëshmi e plakjes së presidentit.

f.t
Biden merret për dore si një fëmijë nga zonja e parë
Joe Biden dhe Jill Biden

SHBA- Mosha e vjetër e presidentit të SHBA-së Joe Biden është një nga çështjet më të diskutuara përpara zgjedhjeve. Një video e fundit ku, Biden shihet duke u marrë përdore nga Zonja e Parë Jill Biden, po bën xhiron e rrjetit.

Në pamjet e publikuara Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara Jill Biden u pa duke dalë nga skena për dore me bashkëshortin dhe presidentin amerikan Joe Biden. Video shkaktoi zhurmë në rrjetet sociale, me komentues që thanë se kjo është dëshmi e plakjes së presidentit.

"Ajo po e largon atë nga skena si një fëmijë," vërejti një përdorues pasi pa klipin.

"Faleminderit zotit që Jill Biden është aty për të larguar Joe-në nga skena."-tha një tjetër.

Poll

MOS HUMB