
SHBA- Bizneset në mbarë botën, nga linjat ajrore te shërbimet financiare dhe grupet e mediave, u goditën nga një ndërprerje globale e shërbimeve të teknologjisë së informacioni (IT), duke shkaktuar ndërprerje në një gamë të gjerë shërbimesh. Gjiganti Microsoft vlerëson se 8.5 milionë kompjuterë në gjithë botën janë përballur me probleme kibernetike në ditët e fundit, shkruan BBC.
Kaosi në të gjithë botën u shkaktua nga një “update” me probleme që i nxori jashtë funksionit kompjuterat që operojnë me Windows. Kjo është hera e parë që kompania del me shifra pas “blackout-it” që mund të jetë një nga më problemet kibernetike më të rënda në histori.
Kompania tha se ndërsa defekti preku më pak se një për qind të të gjithë kompjuterëve me Windows, "ndikimet e gjera ekonomike dhe shoqërore pasqyrojnë përdorimin e Crowdstrike nga ndërmarrjet që kanë në drejtim shumë shërbime kritike.”
Tronditja globale u shkaktua mëngjesin e së premtes pas keqfunksionimeve të shkaktuara nga problemet e raportuara nga Microsoft. Biznese të tilla si bankat, linjat ajrore, kompanitë e telekomunikacionit, stacionet televizive dhe radiofonike dhe supermarketet në mbarë botën u mbyllën pasi gabimi i ekranit blu u shfaq në stacionet e punës të Windows. Ai ngriti menjëherë alarmin tek gjigandi i teknologjisë, i cili brenda disa orësh njoftoi se shkaku themelor i një problemi teknik me 365 aplikacionet dhe shërbimet e tij ishte rregulluar, por pasojat nga çështjet e sigurisë kibernetike po prekin ende disa klientë. /ZËRI