Bota

Blinken: SHBA po punon për krijimin e “zonave të sigurta” në Gaza

Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken theksoi se do të ishte e pafalshme, që të kemi viktima civile në Gaza.

D.XH
Blinken: SHBA po punon për krijimin e “zonave të sigurta”
Anthony Blinken

GAZA – Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka folur dhe njëherë për situatën e ndërlikuar në Gaza dhe për atë se çfarë mund të bëjë SHBA-të, për të përmiësuar gjendjen e enklavës.

Blinken gjatë një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed Bin Abdulrahman al-Thani, në Doha, deklaroi se ka biseduar me autoritetet izraelite dhe ka kërkuar që Izraeli të marrë çdo masë të mundshme, që të shmangë vdekjet e civilëve.

“SHBA-të kanë kërkuar nga Izraeli, që të merren masa, që të mos kemi viktima civile në Gaza. Ka shumë persona në enklavë dhe do ishte e patolerueshme, që të ndërrojnë jetë civilët”, tha Blinken.

Ai pranoi se ka biseduar me Izraelin, për të krijuar zona të sigurta në Gaza. Përpjekjet për të dërguar ndihma humanitare në Gaza janë të ndërlikuara, nga fakti se Hamasi akuzohet po vazhdon të përdorë civilët e pafajshëm si mburoja njerëzore.

Qeveria amerikane dhe Katari po punojnë për të siguruar lirimin e pengjeve që po mbahen në Gaza. 

Blinken deklaroi se SHBA-të do të mbrojnë aleatin e tyre Izraelin. Ai ka bërë thirrje, që çdo vend në botë të dënojë sulmet e Hamasit. Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë mbi 1300 persona. Tel Avivi u përgjigj, duke vrarë më shumë se 1700 njerëz./Zëri.ai/

 

Poll

MOS HUMB