Bota

Bosi i 'Ndrangheta' arrestohet në Kolumbi

Gigliotti kishte vizituar Amerikën Latine që nga viti 2018 për të trafikuar kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë. 

f.t
Bosi i 'Ndrangheta' arrestohet në Kolumbi
Massimo Gigliotti

KOLUMBI- Mafiozi i arratisur italian i lidhur me rrjetin “Ndrangheta” është arrestuar në Kolumbi me mbështetjen e Projektit të Bashkëpunimit INTERPOL kundër “Ndrangheta (I-CAN). Massimo Gigliotti, 55 vjeç, kërkohej ndërkombëtarisht nga autoritetet italiane sipas një njoftimi të kuq të INTERPOL-it për trafikim të sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë. 

Gigliotti u arrestua nga Policia Kombëtare e Kolumbisë, pasi oficerët e Departamentit Operativ Hetimor të Karabinierëve në Bolonja analizuan dhe qarkulluan informacione nga EUROPOL. Burime për mediat italiane shkruajnë se Gigliotti kishte vizituar Amerikën Latine që nga viti 2018 për të trafikuar kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë. 

Emri i tij shfaqet në hetimin 'Ichnos' për një organizatë kriminale të pranishme në Sardenjë, e cila trafikonte sasi të mëdha kokaine nga trafikantët kalabrezë të lidhur me 'Ndrangheta' dhe me banim në provincat e Romës dhe Milanos.

Poll

MOS HUMB