Bota

CNN: Kushtet në Gaza katastrofike, njerëzit po përballen me uri e etje

Banorët në Gaza po përballen me mungesë ushqimi dhe uji të pijshëm, duke rënduar së tepërmi situatën në enklavë.

D.XH
CNN: Kushtet në Gaza katastrofike, njerëzit po përballen me uri e
Gaza

GAZA – Izraeli po përgatit operacionin që ka paralajmëruar prej ditësh, ndërsa Rripi i Gazës është shndërruar në një vend të shkatërruar.

CNN raporton se kushtet në Gaza janë përkeqësuar deri në një katastrofë të plotë. Një zyrtar lokal tha se banorët po përballen me mungesa serioze të ujit të pijshëm dhe ushqimit, ndërsa dhjetëra mijëra palestinezë përpiqen të ikin nga sulmet ajrore dhe nga një ofensivë e afërt tokësore izraelite.

Ushtria izraelite tha të shtunën se forcat e saj ushtarake po përgatiten për fazat e ardhshme të luftës, duke përfshirë sulmet e kombinuara dhe të koordinuara nga ajri, deti dhe toka, në përgjigje të sulmeve të 7 tetorit nga grupi militant islamik Hamas, i cili kontrollon enklavën.

Të paktën 1300 njerëz u vranë gjatë sulmit të Hamasit, në atë që presidenti amerikan Joe Biden e përshkroi si masakrën më të keqe ndaj popullit hebre që nga Holokausti.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, viktimat në Gaza gjatë tetë ditëve të fundit tani kanë tejkaluar numrin e të vrarëve gjatë konfliktit 51-ditor Palestinë-Izrael, në vitin 2014.

Richard Brennan, një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kajro, i tha CNN se 60 për qind e të vrarëve në Gaza javën e kaluar ishin gra dhe fëmijë.

Përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit të gjatë rrezikon gjithnjë e më shumë të përhapet në rajon. Më shumë se gjysma e 2 milionë banorëve të Gazës jetojnë në pjesën veriore të Gazas. Shumë familje, disa prej të cilave tashmë janë zhvendosur brenda vendit, janë grumbulluar në një pjesë edhe më të vogël territori, prej 140 miljesh katrorë.

Hamasi sulmoi Izralin, ndërsa më pas Izraeli u përgjigj. Më shumë se 3600 persona vdiqën nga sulmet, nga të dyja palët./Zëri.ai/ 

 

Poll

MOS HUMB