Bota

Dalja e parë e mbretit Charles pas diagnostikimit me kancerit, shfaqet me sy të kuq dhe duar të fryra

Videoja u bë publike nga familja mbretërore këtë të hënë, por të gjithë vëmendjen e mori pamja e tij. 

k.m.
Dalja e parë e mbretit Charles pas diagnostikimit me kancerit, shfaqet me
Mbreti Charles III

BRITANI E MADHE- Me duar të fryra dhe me sy të kuq, kështu është shfaqur sot para mediave Mbreti Charles III, duke dhënë një mesazh në kuadër të Ditës së Comonwealthit. Kjo është paraqitja e tij e parë pasi u diagnostikua me kancer. Videoja u bë publike nga familja mbretërore këtë të hënë, por të gjithë vëmendjen e mori pamja e tij. 

Dalja e parë e mbretit Charles pas diagnostikimit me kancerit, shfaqet me
Mbreti Charles III

Në fjalën e tij, mbreti Charles III shprehu përkushtimin e tij për të vazhduar t'i shërbejë Britanisë së Madhe me të gjitha aftësitë e tij. Por po ashtu, kishte dhe një koment për gjendjen e tij shëndetësore. 

“Gjatë javëve të fundit jam prekur nga lutjet tuaja për shëndetin tim dhe unë do mundohem nga ana ime të vazhdoj t'ju shërbej sa më shumë që të kem forca. Nuk kam asnjë dyshim se ne do të vazhdojmë të mbështesim njëri-tjetrin në të gjithë Commonwealth-in ndërsa vazhdojmë rrugëtimin së bashku,”- tha monarku britanik.

Fjalimi i tij prej 615 fjalësh ishte regjistruar muajin e kaluar në Kështjellën Windsor./ZËRI

Poll

MOS HUMB