SERBI- Një deklaratë e fortë nga Aleksander Vuçiç ka tërhequr vëmendje gjatë një interviste në podcastin "The Rest Is Politics: Leading". Gjatë intervistës, Vuçiç foli hapur për akuzat dhe sulmet që, sipas tij, synojnë ta diskreditojnë politikisht.
Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte deklarata dhe mënyra se si ai i përshkroi sulmet personale sipas tij, duke folur për origjinën familjare dhe motivet etnike.
“A mund ta kuptosh argumentin kur dikush po hedh një mallkim kundër teje? Duke shtuar madje se babai yt në të vërtetë nuk është babai yt, sepse nëna jote ka qenë një bushtër dhe ajo ka tradhtuar babain tënd të supozuar me një shqiptar dhe prandaj ti je kaq pro-shqiptar”, tha mes të tjerash Vuçiç.
Deklarata e tij erdhi pas pyetjeve dhe diskutimeve politike lidhur me Kosovën dhe jo vetëm. Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e lartë të çështjeve etnike në rajon, kjo deklaratë pritet të ngjallë reagime të forta në opinionin publik dhe në nivel diplomatik.