Bota

LDK bojkoton seancën për zgjedhjen e Presidentit, Haxhiu 'fton' opozitën në përpjekjen e fundit

Në këto kushte, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, u bëri thirrje atyre që të vijnë të marrin pjesë dhe për këtë arsye e shtyu seancën për në orën 23:00.

zh.ll
LDK bojkoton seancën për zgjedhjen e Presidentit, Haxhiu
kuvendi i kosoves

KOSOVË- Seanca e sotme, e dyta për sot, e njoftuar në orën 19:00, nisi me vonesë, rreth orës 19:44. Por sërish kjo seancë nuk solli asnjë ndryshim, pasi partitë opozitare nuk morën pjesë. Në këto kushte, kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, u bëri thirrje atyre që të vijnë të marrin pjesë dhe për këtë arsye e shtyu seancën për në orën 23:00.

Kjo do të jetë edhe përpjekja e fundit për t’i dhënë vendit president ose të në zgjedhje të reja.

Ndërkohë, që pak para nisjes së kësaj seanca, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se  kjo parti nuk do të merr pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë para mediave, në holl të Kuvendit, Abdixhiku e quajti këtë seancë “show një-partiak”.

“LDK-ja e konsideron se ky shoë nuk i shërben interesave politike dhe nuk marrim pjesë në shoë të tillë”, tha Abdixhiku./ZËRI

Poll

MOS HUMB