
ITALI- Një hetim ka nisur kundër deputetit italian dhe ish-ministrit të Drejtësisë Piero Fascino, i cili dyshohet se tentoi të vidhte parfum nga një dyqan "Duty Free" në aeroportin e Romës. Fassino, një zyrtar italian i qendrës së majtë, u përgjigj se ndërsa ishte në dyqanin e aeroportit i ra telefoni dhe në ato momente e kishte futur parfumin në xhep pa e kuptuar.
Sipas tij, ai kishte ndërmend ta paguante më vonë, por harroi!
Çmimi i parfumit është 130 euro dhe politikani italian mësohet se ka kërkuar të paguajë për dy shishe, me pretendimin se ka qenë një keqkuptim. Megjithatë, analistët mendojnë se e gjithë çështja mund të pushohet pa dënuar deputetin italian edhe nëse ai shpallet fajtor, sepse ai nuk ka kryer asnjëherë krim dhe rasti në fjalë nuk është shkelje e rëndë e ligjit./ZËRI