Bota

'Dështuan me hetimet'/ FBI do u paguajë 139 mln dollarë dëmshpërblim grave të abuzuara nga Nassar

Nassar u dënua nga një gjykatë shtetërore e Miçiganit me 175 vjet burg.

E.K
'Dështuan me hetimet'/ FBI do u paguajë 139 mln dollarë
Larry Nassar

SHBA- Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka arritur një marrëveshje prej 138.7 milionë dollarësh me më shumë se 100 viktima të ish-mjekut të ekipit të Gjimnastikës në SHBA, Larry Nassar, i cili u dënua për dhjetëra incidente të ngacmimit dhe abuzimit seksual. Më shumë se 150 gra dhe vajza kishin pretenduar se Nassar i sulmonte seksualisht nën ‘’maskën’’ e kryerjes së trajtimeve mjekësore. Midis tyre ishin atletë olimpikë si Simone Biles dhe Makayla Maroney.

Viktimat thonë se FBI dështoi të hetojë pretendimet e tyre. Kjo u pranua nga raporti i një inspektori të përgjithshëm që zbuloi se zyrtarë të lartë në zyrën e FBI-së në Indianapolis kishin bërë gabime thelbësore dhe kishin shkelur politika të shumta të FBI-së gjatë hetimit të tyre.

DASH, siç raportohet nga CNN, thotë se pretendimet e viktimave "duhej të ishin marrë seriozisht që në fillim". Ai gjithashtu vë në dukje se "ndërsa paratë nuk do të zhbëjnë dëmin që ka shkaktuar Nassar, shpresa jonë është se ato do të ndihmojnë për t'u dhënë viktimave të krimeve të tij një pjesë të mbështetjes kritike që ata kanë nevojë për të vazhduar shërimin."

Nassar u dënua nga një gjykatë shtetërore e Miçiganit me 175 vjet burg. Në vitin 2021, viktimat e Nassar arritën një marrëveshje prej 380 milionë dollarësh me federatën e sportit dhe Komitetin Olimpik të SHBA./ZËRI

Poll

MOS HUMB