Bota

Dhjetëra aksidente dhe viktima, njihuni me aeroportin e 'ferrit'

Rasti më i fundit ishte aksidenti tragjik kur avioni në ulje u përplas me helikopterin e parkuar në pistë. Nga ky aksident 3 persona humbën jetën.

E.K
Dhjetëra aksidente dhe viktima, njihuni me aeroportin e 'ferrit'
Pamje nga aksidentet

NEPALI- Aeroporti Tenzin-Hillary në Lukla të Nepalit, pranë Malit Everest, ose siç njihet ndryshe aeropori i “ferrit”, njihet si një nga aeroportët më të frikshëm në botë pasi në pistën e tij, 20 metra të gjerë dhe 550 metra të gjatë janë rrëzuar dhjetëra avionë ku kanë humbnur jetën shumë persona.

Rasti më i fundit ishte aksidenti tragjik kur avioni në ulje u përplas me helikopterin e parkuar në pistë. Nga ky aksident 3 persona humbën jetën.

Aeroporti mban emrin e dy të personave të parë që arritën të ngjitnin majën Everest, Edmund Hillary e Tenzing Norgay, në vitin 2008. Pista e tij është e shkurtër dhe e anuar dhe nuk mund të shfrytëzohet nga çdo pilot.

Vështirësisë i shtohet fakti se gjendet 2,757 metra mbi nivelin e detit. Tetëmbëdhjetë njerëz u vranë këtu në një aksident në 2008 kur një avion pasagjerësh u përplas gjatë uljes.

Avioni i linjave vendase Yeti që vinte nga kryeqyteti Kathmandu në Lukla, shpërtheu në flakë pas uljes me përplasje në pistën e anuar, në një mot të mbushur me re./ZËRI

Poll

MOS HUMB