
ITALI- Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Sirmione, në zonën e Breshias në Itali, ku një 72-vjeçare u godit me shkelma dhe grushta nga djali i saj Ruben Andreoli 45-vjeçar pas një debati në shtëpi.
Përveç nënës dhe djalit, në banesë jeton edhe partnerja e burrit, një grua me origjinë ukrainase e cila ka qenë dëshmitare e sulmit brutal.
E moshuara, Nerina Fontana, ndërroi jetë në spitalin e Brescias, ku ishte transportuar në gjendje të rëndë. Djali u arrestua nga policia me dyshimin për vrasje.
Dyshohet se shkak për vrasjen është bërë një debat që nënë e bir kanë pasur mbi një udhëtim që autori po planifikonte së bashku me partneren e tij për në Ukrainë.
Fqinjët kanë thirrur në ndihmë policinë, të alarmuar nga britmat që vinin nga banesa.