Bota

Djali i zotit të drogës 'El Chapo', Ovidio Guzman ekstradohet në SHBA

Ovidio Guzman përballet me akuza në lidhje me trafikimin e fentanilit, i cili vret rreth 200 amerikanë në ditë. Ekstradimi shihet si një fitore për administratën Biden.

k.m.
Djali i zotit të drogës 'El Chapo', Ovidio Guzman
Ovidio Guzman

MEKSIKË- Ovidio Guzman, një nga djemtë e bosit të drogës meksikan të burgosur Joaquin "El Chapo" Guzman, u ekstradua në Shtetet e Bashkuara të premten. Guzman, i njohur si "El Raton" ose "Miu", përballet me akuza në lidhje me trafikimin e drogës së njohur si "fentanil". Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Merrick Garland theksoi se ekstradimi i Guzman është një hap vendimtar në përpjekjet për të çmontuar rrjetin e trafikut të drogës të lidhur me kartelin "Sinaloa", një grup i lidhur prej kohësh me familjen Guzman.

"Unë jam gjithashtu mirënjohës ndaj homologëve tanë të qeverisë meksikane për këtë ekstradim. Departamenti i Drejtësisë do të vazhdojë të mbajë përgjegjës ata që janë përgjegjës për nxitjen e epidemisë së opioideve që ka shkatërruar shumë komunitete në të gjithë vendin," tha Guzman në një deklaratë.

Ekstradimi i 33-vjeçarit Guzman u konfirmua nga dy zyrtarë meksikanë të njohur me këtë çështje.

Por për çfarë akuzohet Guzman?

Ovidio, i cili është trashëgimtar i perandorisë së drogës së babait të tij, ishte arrestuar vitin e kaluar në Culiacan, por më vonë u lirua me urdhër të presidentit meksikan Andres Manuel Lopez Obrador për të shmangur konfliktet e dhunshme që shkaktoi karteli i drogës që ai drejtonte. Megjithatë, ai u kap sërish në janar të këtij viti. Në atë kohë, autoritetet amerikane kishin akorduar një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për arrestimin e tij. Ai dhe vëllai i tij, Joaquin Guzman Lopez, se mbikëqyrjen e laboratorëve të metamfetaminës në shtetin Sinaloa, duke prodhuar rreth 3,000 deri në 5,000 paund ( ndryshe 1360-2267 kg) metaminë në muaj.

"Informacione të tjera tregojnë se Ovidio Guzman Lopez ka urdhëruar vrasjen e informatorëve, një trafikant droge dhe një këngëtari të njohur meksikan, i cili kishte refuzuar të këndonte në dasmën e tij,"- thuhet në një faqe interneti të Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave në SHBA.

Tregtia e fentanilit me vlerë qindra miliona 

Sipas dokumenteve të gjykatës, Guzman dhe vëllezërit e tij dyshohet se kanë mbikëqyrur operacione të gjera ndërkombëtare të fentanilit, veçanërisht në SHBA, dhe kanë gjeneruar qindra miliona dollarë fitime. Procedurat e ekstradimit që përfshijnë trafikantë të shquar meksikanë droge shpesh mund të zgjasin disa vjet, por ekstradimi i Guzman ndodhi relativisht shpejt në krahasim me babain e tij, i cili u dërgua në SHBA një vit pas arrestimit të tij përfundimtar në Sinaloa në fillim të 2016.

Guzman Senior, i mbiquajtur "El Chapo", fitoi famë si lideri i kartelit Sinaloa dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara pasi u arratis dy herë nga burgjet në Meksikë. Ai aktualisht është i burgosur në një strukturë "supermax" të sigurisë së lartë në Kolorado.

Poll

MOS HUMB