Bota

Do fluturonte për në Moskë, 2 vende i ndalojnë Vuçiçit të përdorë hapsirën e tyre ajrore

“Novosti” shkruan se autoritetet lituaneze kanë ndaluar zyrtarisht fluturimin e aeroplanit serb, i cili e ka destinacionin në Moskë. Atje presidenti serb do të pritet nga presidenti rus, Vladimir Putin.

k.m.
Do fluturonte për në Moskë, 2 vende i ndalojnë
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Dy shtete ia kanë ndaluar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç përdorimin e hapësirave të tyre ajrore. “Novosti” shkruan se autoritetet lituaneze kanë ndaluar zyrtarisht fluturimin e aeroplanit serb, i cili e ka destinacionin në Moskë. Atje presidenti serb do të pritet nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Sipas autoriteteve lituaneze, e kanë ndaluar fluturimin me pretendimin se ka “ndjeshmëri teknike dhe diplomatike”. Menjëherë pas Lituanisë, Vuçiçit iu ndalua edhe fluturimi për në Moskë nga Letonia. E njëjta masë u mor edhe për kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fitz, të cilit iu ndalua të fluturonte mbi Poloni dhe Lituani.

E gjithë kjo "nismë" e këtyre vendeve është që të ndalojnë marrjen pjesë në jubileun e 80-vjetorit të fitores mbi nazizmin, e cila u fitua kryesisht nga Ushtria e Kuqe. "Parada e Fitores" edhe këtë vit do të mbahet në Moskë, duke shënuar ditën që Putin "tregon muskujt" para Europës dhe botës./ZËRI

Poll

MOS HUMB