
ATHINË- Një alarm për sulm terrorist është ngritur në Greqi, pasi një burrë po kërcënon të hedhë në erë pallatin jeton.
Sipas mediave greke, burri ka kërcënuar banorët se ka thika me vete dhe një shishe gazi, të cilën do ta përdorë për të hedhë në erë pallatin.
Ndërtesa ku banon personi në fjalë ndodhet në rrugën Acharnon shumë pranë Ministrisë së Zhvillimit Rural, e cila është evakuar nga ekipet antieksploziv. Po ashtu është evakuuar godina ku banon burri me origjinë nga Siria dhe pallatet rreth saj.
“Për shkak të situatës na është thënë që të evakuojmë ndërtesën e Ministrisë së Zhvillimit Rural”, tha zëdhënësi i ministrisë.
Për shkak të operacionit për evakuim është ndaluar qarkullimi në rrugën Acharnon dhe në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikës, ambulanca, skuadra anti-eksploziv EKAM dhe forca të shumta policie. /ZËRI