Bota

Dodik: Duan të më eliminojnë mua dhe Vuçiç

Sipas tij, kjo ishte arsyeja se përse ish-drejtori i OBA-së (Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës), Osman Mehmedagiç është në burg.

k.m.
Dodik: Duan të më eliminojnë mua dhe Vuçiç
Milorad Dodik dhe Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik tha se Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnje-Hercegovinës kishte zbuluar një plan për vrasjen e tij dhe të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, kjo ishte arsyeja se përse ish-drejtori i OBA-së (Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Bosnjës dhe Hercegovinës), Osman Mehmedagiç është në burg.

"Ishte një skemë e mirëmenduar. Ata kishin ngritur një rrjet monitorimi në Serbi, ku vëzhgonin presidentin Vuçiç dhe aktivitetet e tij. Tani ka dëshmi të një natyre organizative se grupet po përgatiteshin për ekzekutime. Nëse dikush ka një vend që ka një shërbim të mirëfilltë inteligjence në rajon, atëherë ai vend është Serbia. Dhe ata menduan se mund të bënin diçka të tillë në Serbi...,"-tha Dodik. 

Sipas mediave serbe, Dodik shtoi se Vuçiç ishte informuar disa vite më parë për planin e thurur. Por, nëse Dodik ka vendosur që të dalë dhe të flasë publikisht për planin, nga ana e presidentit serb, nuk ka ende asnjë prononcim. Kjo nuk është hera e parë që planifikohet ekzekutimi i tij, por planet nuk janë finalizuar asnjëherë./ZËRI

Poll

MOS HUMB