Bota

Doktor dhe çanta gjaku në avion, çfarë kërkon të ketë me vete në fluturimet e tij mbreti Charles III

Sipas gazetarit mbretëror Gordon Rayner, Mbreti Charles shoqërohet gjithmonë nga një mjek i Marinës Mbretërore në udhëtimet e tij, i cili duhet të ketë hulumtuar më parë spitalet më të afërt të zonës që do të vizitojnë.

k.m.
Doktor dhe çanta gjaku në avion, çfarë kërkon
Charles III

BRITANI E MADHE- Mbreti Charles III do të nisë një udhëtim me bashkëshorten e tij,mbretëreshën Camilla në Australi dhe Samoa për takimin e Kryetarëve të Qeverisë së Komonuelthit (CHOGM). Në një kohë që lajmet për shëndetin e tij janë të mira, madje thuhet se do të ndërpresë trajtimin për kancerin pak ditë para se të nisë udhëtimin, mediat britanike kanë zbuluar se çfarë duhet të jetë gjithmonë në avion mbreti. 

Sipas gazetarit mbretëror Gordon Rayner, Mbreti Charles shoqërohet gjithmonë nga një mjek i Marinës Mbretërore në udhëtimet e tij, i cili duhet të ketë hulumtuar më parë spitalet më të afërt të zonës që do të vizitojnë. Mjeku mban pajisje që përfshijnë një defibrilator dhe medikamente në rast urgjence. Madje, përflitet se ai nuk lejohet që të largohet asnjëherë më shumë se disa hapa larg mbretit. Po ashtu, kusht është që Charles të ketë në avion edhe disa qese me gjak.

"Duhet të jemi të sigurtë që të mbulojmë mirë çdo rast, ndaj edhe avioni duhet të ketë me vete gjak nëse do të duhet transfuzion. Asnjëherë nuk ka garanci që do të gjendet menjëherë grupi i tij i gjakut,"- i tha Hello ish-sekretari i shtypit i Mbretëreshës, Dickie Arbiter.

Pavarësisht nga trajtimi i kancerit, Mbreti Charles ka raportuar në të kaluarën se gjatë udhëtimit me avion ka një problem serioz me ënjtjen e duarve. Për të luftuar këtë problem të veçantë, mbreti duhet të qëndrojë i hidratuar gjatë fluturimit, e po ashtu duhet t'i mbajë duart lart mbi zemër për të zvogëluar rrjedhën e gjakut në zonën e fryrë. Po ashtu, i duhet edhe masazh./ZËRI

Poll

MOS HUMB