
SHBA- Manjati i hip-hopit Dr. Dre, është nderuar me yllin e tij në "Hollywood Walk of Fame". Zbulimi i yllit të 2775-të të Bulevardit të Hollywood-it në kategorinë e diskografisë u bë gjatë një ceremonie emocionuese me reperin dhe aktorin amerikan Snoop Dogg, manjatin e muzikës Jimmy Iovine dhe producentin radiofonik Big Boy. Në ceremoni morën pjesë gjithashtu edhe dy legjendat e tjerë të hip-hop, Eminem dhe 50 cent.
“Do të doja të falënderoja Dhomën e Tregtisë së Hollivudit që mendoi se më në fund isha gati të ndiqja gjurmët e Ice Cube, Snoop Dogg, 50 Cent, të cilët të gjithë morën yje para meje për një arsye. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen tuaj ndër vite. Shumica prej nesh janë rritur së bashku. Dhe në gati 60 vitet e mia, ju ende më mbështesni dhe unë e vlerësoj shumë këtë. Faleminderit shumë. Është një gjë shumë e mirë, sepse nuk kam ndërmend të ndalem së shpejti. Jini të sigurt se ka shumë më tepër për të ardhur,” tha me shaka producenti.
Dr Dre ëalk of fame ceremony, this you can’t beat, it’s legendary • https://t.co/jnbpt4Vpb3 pic.tëitter.com/07hnyNAr6M
— 50cent (@50cent) March 19, 2024
Dr. Dre si një artist i njohur gjithashtu arriti kulmin e Hot 100 si pjesë e "No Diggity" të BLACKstreet në 1996./ZËRI