Bota

E bëri sërish! Qeni i Biden sulmon një agjent të Shërbimit Sekret

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë deklaroi se një nga shkaqet e sulmeve të qenit, ishte jeta stresuese në Shtëpinë e Bardhë.

k.m.
E bëri sërish! Qeni i Biden sulmon një agjent të
"Komandanti"

SHBA- "Komandanti", një 'german shepherd', qeni i presidentit amerikan Joseph Biden ka sulmoi sërish një agjent të Shërbimit Sekret. Kjo është hera e 11-të që një qen kafshon një pjesëtar të sigurimit të Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë deklaroi se një nga shkaqet e sulmeve të qenit, ishte jeta stresuese në Shtëpinë e Bardhë.

“Siç e dini, jeta në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë mund të jetë shumë stresuese. Jam i sigurt se kjo është diçka që të gjithë do ta kuptoni. Është unike dhe stresuese për të gjithë ne. Imagjinoni si është për kafshët shtëpiake”, tha ajo në korrik.

Por kjo nuk është hera e parë, ndaj zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë njoftuan në korrik se kishin filluar teknika të reja stërvitore për Komandantin pas një sërë sulmesh ndaj stafit. Komandanti mbërriti në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2021. Është një dhuratë nga vëllai i Bidenit, James. Presidenti dhe zonja e parë kanë gjithashtu një mace, Willow./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB