
GREQI- Mediat greke publikojnë detaje të reja nga dhunimi i 22-vjeçares shqiptare nga bashkëshorti i saj në zonën e Volos. E reja torturohej dhe mbahej peng, ndërkohë që dhunës nuk i ka shpëtuar as vajza e mitur e çiftit, vetëm 2 vjeç e gjysmë.
"Ai do ta vriste atë," tha një nga gratë që ndihmuan t'i jepte fund torturës së 22-vjeçares të dielën në mëngjes. Sipas saj, fëmija 2 vjeç e gjysmë që ishte në krahët e nënës së saj të gjakosur mbrëmjen e së enjtes kur u zbulua historia tragjike, bërtiste “mama-mama kur i shpëtuam”. Kjo grua ankohet në fakt se 28-vjeçari shqiptar “i ka ngritur dorën edhe fëmijës”.
Tregues i mënyrës së sëmurë se si u trajtua 22-vjeçarja nga bashkëshorti i saj shqiptar ishte fakti, sipas ERT, se ai kishte vendosur një kamerë në mënyrë që përmes një aplikacioni në celular të mund të monitoronte çdo lëvizje të saj edhe kur ai ishte larg shtëpisë dhe në punë.
22-vjeçarja kishte shkuar në Volos në vitin 2021 pasi u martua me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar, një burrë mizor që nuk e la kurrë të mësonte greqisht, për shkak të xhelozisë së sëmurë.
Tregues i egërsisë së 28-vjeçarit është informacioni i përcjellë nga gegonota.news se ai kishte rrahur 22-vjeçaren kur kishte mësuar se do të bëheshin me vajzë dhe jo me djalë.
-
Shqiptari rrahu gruan...sepse lindi vajzë!
23 Shtator, 11:04
Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa rrezet e diellit. Rrahjet ishin të përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte nënën të shkonte te mjeku për vaksinimin e fëmijës dhe as të thërriste mjekun në shtëpi.
Fundi i dhunimit të 22-vjeçares ka ardhur mbrëmjen e së enjtes kur lagjia është mobilizuar pasi kishin dëgjuar britmat e saj.
Fqinjët, ndaluan 28-vjeçarin derisa mbërriti policia.
Policia e arrestoi dhe kur hynë në shtëpi panë nënën që kishte përqafuar fëmijën e saj, e cila ishte e mbuluar me gjak dhe me shenja mbytjeje.
Menjëherë është lajmëruar ambulanca dhe gruaja dhe fëmija janë dërguar në spital. 22-vjeçarja nuk dinte greqisht dhe me ndihmën e një bashkatdhetari u shpjegoi mjekëve dhe policisë se e kapën pak para se ta vrisnin me mbytje.
“Kam ngrënë dru shumë herë, kam qenë pranë vdekjes. Ai më kërcënoi se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, tha ajo në dëshminë e saj dhe e cilësoi burrin e saj si një njeri që ndiqte rregullat e mafies.
28-vjeçari është dërguar dje në hetuesi ndërsa nëna dhe fëmija janë nën mbrojtje me urdhër të prokurorit. Në daljen e tij para organeve të akuzës, autori ka mbetur pa fjalë dhe duket se nuk ka kuptuar as seriozitetin e ngjarjeve, as rëndësinë e referimit para drejtësisë për krime./Zëri.ai