Bota

E papritur! Netanyahu do të dalë në gjyq javën e ardhshme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të dalë në gjyq të hënën, teksa akuzohet për mashtrim, korrupsion dhe shpërdorim detyre.

D.XH
E papritur! Netanyahu do të dalë në gjyq javën e ardhshme
Benjamin Netanyahu

JERUZALEM – Ndërkohë që është zotuar se do ta luftojë deri në fund Hamasin, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndodhet në telashe dhe me ligjin në vendin e tij. Mediat izraelite bëjnë me dije se javën e ardhshme do të nisë gjyqi ndaj Netanyahut, pasi ishte pezulluar, për shkak të sulmeve të befasishme të Hamasit më 7 tetor.

Seanca e radhës në gjyqin e Netanyahut në Gjykatën e Qarkut të Jerusalemit do të zhvillohet të hënën e ardhshme. Netahyahu është nën akuzë për korrupsion, shpërdorim detyre dhe mashtrim.

Prokuroria në Jeruzalem shkruan në akt-akuzë se Bejnamin Netanyahu akuzohet se ka marrë dhurata nga miqtë e tij miliarderë dhe ka kërkuar favore nga njerëzit e medias, duke kërkuar që figura e tij të dalë sa më mirë. Vetë kreu i qeverisë izraelite ka deklaruar se akuzat janë “gjueti shtrigash” nga ana e kundërshtarëve të tij politikë.

Ndërsa, gjyqi për Netanyahun mbahej në Jeruzalem, në seancat më herët, me qindra e mijëra persona protestonin jashtë sallës së gjyqit. Ata kërkonin dënimin e kreut të qeverisë së Izraelit./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB