
pamje nga vendngjarja
BRITANI E MADHE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bristol, Britani ku tre fëmijë janë gjetur pajetë në banesën e tyre. Nëna e tre fëmijëve është arrestuar nën dyshimin për vrasje, raporton The Guardian.
Të tre fëmijët u shpallën të vdekur në vendngjarje pak kohë pasi mbërritën shërbimet e urgjencës.
Një shofer taksie 42-vjeçar nga Bristol tha se kishte parë për herë të fundit nënën dhe tre fëmijët e saj të cilët ai besonte se ishin tetë, katër dhe një vjeç dy javë më parë. Sipas tij ata ishin të gjithë të lumtur dhe nuk e shpjegonte dot ngjarjen tragjike. Burri tha se familja ishte pjesë e komunitetit sudanez në Bristol.
Gruaja, 42 vjeçe, ndodhet në paraburgim. /ZËRI
Poll