Bota

E rëndë në Itali, partneri godet 8 herë me thikë 40-vjeçaren, më pas i jep fund edhe jetës së tij

Si pasojë e sulmit, ka mbetur e plagosur dhe nëna e Anës, e cila ka tentuar që të mbrojë vajzën e saj

E.K
E rëndë në Itali, partneri godet 8 herë me thikë
viktimat

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 40-vjeçare është vrarë brutalisht nga partneri i saj i cili e goditi për vdekje të paktën tetë herë me thikë përpara se të vriste veten.

Autori i krimit, i identifikuar si Diego Di Domenico, goditi për vdekje 40-vjeçaren Ana Tagliaferri, e cila zotëronte një pastiçeri të njohur në qytetin Cava dei Tirreni, në Italinë jugore. Më pas ai u ngjit në çatinë e shtëpisë ku jetonte me viktimën dhe i dha fund jetës duke u hedhur.

Sipas Rai, Domenico e goditi Annën me thikë tetë herë në qafë dhe fytyrë. Gjatë përleshjes, ai plagosi lehtë edhe nënën e saj, e cila u përpoq ta mbronte vajzën e saj. Dëshmitarja e vetme e sulmit, ajo tani ndodhet në spital në gjendje shoku.

Kryetari i bashkisë së Cava dei Tirreni i dha së fundmi gruas fatkeqe, së bashku me vëllezërit e motrat e saj, çmimin për pesëdhjetë vjet aktivitet të suksesshëm tregtar. Pak kohë më parë, bashkia njoftoi se, në shenjë zie, të gjitha ngjarjet që do të ishin organizuar për Krishtlindje dhe Vitin e Ri po anulohen.

Poll

MOS HUMB