ITALI-Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku gazetari sportiv Luigi Esposito, 53 vjeç, u gjet i pajetë në një zonë bujqësore në Eboli, pranë Salernos, ndërsa autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një vrasje.
Hetuesit dyshojnë se Esposito është qëlluar me armë zjarri dhe më pas i është vënë flaka.
Identifikimi i viktimës u bë pas gjetjes së një automjeti të braktisur në zonë, i regjistruar në emër të tij. Esposito, i cili njihej profesionalisht si Luca, punonte si komentator sportiv dhe ishte i angazhuar prej vitesh në gazetarinë sportive.
Prokuroria e Salernos ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivin e vrasjes. Deri tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse krimi ka lidhje me profesionin e tij si gazetar.