Bota

E rëndë! Shqiptari abuzon seksualisht me 25-vjeçaren me aftësi të kufizuara në Greqi

I dyshuari, me origjinë shqiptare, është shpallur në kërkim nga autoritetet

l.k
E rëndë! Shqiptari abuzon seksualisht me 25-vjeçaren me
Foto nga vendi ku ka ndodhur ngjarja

GREQI- Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kypseli, ku një 25-vjeçare me aftësi të kufizuara dyshohet se u abuzua seksualisht brenda banesës së saj nga një burrë me origjinë shqiptare.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e 25-vjeçares. Ishte nëna e saj ajo që zbuloi ngjarjen, pasi e pa skenën përmes kamerave të sigurisë të vendosura në banesë. Ajo e gjeti vajzën duke qarë dhe menjëherë doli për të ndjekur autorin me thikë, por ai u arratis. Mësohet se autori e kishte ndihmuar nënën e së resë me pazaret deri në shtëpi dhe se jetonte në të njëjtën zonë.

“Sipas të njëjtave informacione, vajza ka edhe një motër binjake, gjithashtu me aftësi të kufizuara. Njëra nga dy vajzat dyshohet se ka pësuar abuzim seksual, ndërsa autori dyshohet se është përpjekur të sulmojë të dytën pa arritur, sipas informacioneve të deritanishme, të përfundojë aktin e tij të shëmtuar”, shkruan Protothema.

I dyshuari, me origjinë shqiptare, është shpallur në kërkim nga autoritetet, ndërsa viktima e sulmit është dërguar në spital për ekzaminime mjekësore. /ZËRI

Poll

MOS HUMB