Bota

E RËNDË! Përdhunohet dy herë në një tualet publik 11-vjeçarja në Kosovë

Autori ka abuzuar me të miturën në tualetin e një lokali, pranë dyqanit të tij. 

F.I
E RËNDË! Përdhunohet dy herë në një tualet publik
FOTO ILUSTRUESE

KOSOVË-Një rast i rëndë abuzimi seksual me të mitur ka ndodhur në Kosovë, ku viktima është një 11-vjeçare. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Ferizaj, ku autori ka abuzuar dy herë me të miturën në tualetin e një lokali, pranë dyqanit të tij. Ai raportohet se e ka marrë me forcë plot dy herë. 

Autori i paidenifikuar është arrestuar nga policia dhe është caktuar masa e sigursë “arrest me burg”, ndërsa janë duke u marrë me zbulimin e plotë të rrethanave.

"Ekziston dyshimi i bazuar, se nga fundi i muajit janar 2025 deri në fillim të muajit shkurt 2025, në vazhdimësi në një rrugë të Ferizajt, përkatësisht në tualetin publik të hyrjes së një ndërtese afër lokalit ‘T.’ pronë e të pandehurit, i pandehuri ka detyruar të dëmtuarën e mitur e moshës njëmbëdhjetë (11) vjeçare, që të kryej akt seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë derisa kishte shkuar në lokalin që gjendet në hyrje të banesës së saj ku i pandehuri shiste cigare, gjëra ushqimore, i pandehuri e kishte marrë të dëmtuarën e kishte çuar në tualet publik në hyrje të banesës, në të cilën i pandehuri kishte kryer akt seksual dhe sipas të dëmtuarës rast i njëjtë kishte ndodhur edhe një herë tjetër para disa ditëve”, thuhet në njoftimin e gjykatës./ZËRI

Poll

MOS HUMB