Bota

Sulme të reja me dronë në Ukrainë

Shpërthime u dëgjuan në pjesën më të madhe të vendit, shumë rajone të të cilave u shpallën në gatishmëri,

E.K
Sulme të reja me dronë në Ukrainë
Flamuri ukrainas

Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se sulmet e reja masive ajrore ruse, kryesisht me dronë, u nisën natën e së shtunës në të dielën. Raportohet se sulmet me dron u zhvilluan në Kiev, Vinnytsia (në jugperëndim të kryeqytetit), Sumy (verilindje), Cherkasy, Mykolayiv dhe Odessa (në jug), ndër të tjera.

Shpërthime u dëgjuan në pjesën më të madhe të vendit, shumë rajone të të cilave u shpallën në gatishmëri. Deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme. Ndërkohë, shpërthime u raportuan edhe në gadishullin e Krimesë, të cilin Moska e aneksoi në vitin 2014, të cilën Kievi dhe aleatët e saj perëndimorë nuk e njohin.

Mbrojtja ajrore në Sevastopol zmbrapsi një sulm raketor, tha zyrtari i emëruar nga Moska Mikhail Razvazaev përmes Telegram. Sipas tij, nuk raportohet për viktima, as dëme në infrastrukturën politike./ZËRI

Poll

MOS HUMB