
SHBA- Pas dy përpjekjeve të dështuara, Elon Musk ka lëshuar me sukses raketën më të fuqishme të ndërtuar ndonjëherë në hapësirë, "Space X" duke shënuar një moment historik të ri për njerëzimin.
Raketa u nis nga objekti Starbase në Boca Chica, Teksas, mëngjesin e kësaj të enjteje. Siç raportojnë mediat e huaja, fluturimi pritet të zgjasë një orë. Lëshimi i raketës "Space X" synon të kthejë astronautët në Hënë në vitin 2026 dhe përfundimisht t'i dërgojë njerëzit në Mars.
Dy misionet e mëparshme të raketës përfunduan me shpërthime gjatë fluturimit. "SpaceX" ka synime më të larta për misionin e saj të tretë, ku përfshihet hapja dhe mbyllja e derës së anijes kozmike një herë në hapësirë që do të ishte mënyra se si raketa vendos ngarkesa të tilla si satelitët në misionet e ardhshme dhe transferimin e karburantit gjatë fluturimit në një demonstrim të NASA-s, si dhe rindizjen e motorëve të Starship-it ndërsa është në hapësirë./ZËRI