
BERLIN- E veja e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin është i paparashikueshëm. Sipas saj, nuk mund të përjashtohet fakti që një ditë ai mund të përdorë armë bërthamore.
"Ne nuk e dimë se çfarë të presim prej tij,"- tha Julia Navalny për agjencinë gjermane të lajmeve (DPA).
Navalny tha se ajo nuk priste që Putin të pushtonte Ukrainën, por ndodhi.
“Megjithatë ai vendosi ta bënte. I tmerron njerëzit, i mban në frikë. Askush nuk e di se çfarë do të bëjë Putini më pas”.
Por gjithashtu shtoi se nuk është e sigurt se Putin ka vërtet një "strategji të fortë". Ajo komentoi gjithashtu arrestimet e fundit të disa spiunëve rusë në Evropë, duke thënë se ato janë një tjetër tregues se Putini ka bërë prej kohësh luftë në zemrën e Evropës, duke përdorur çdo mjet të nevojshëm.
“Putin nuk e filloi luftën vetëm tani. Ai fillon luftërat, vret kundërshtarët e tij. Unë kam besuar gjithmonë se ka shumë spiunë rusë në Evropë, tani po provohet,”-shton ajo./ZËRI