Bota

Elon Musk ‘bie nga froni’, ja kush zë vendin e njeriut më të pasur në botë

Bernard Arnault është themelues, kryetar dhe CEO i grupit LVMH, kompania më e madhe në botë e mallrave luksoze, pasuria e tij është 211.4 miliardë dollarë.

f.t
Elon Musk ‘bie nga froni’, ja kush zë vendin e njeriut më
ELON MUSK

SHBA- Erërat gjithnjë në ndryshim të fatit në krye të renditjes së miliarderëve në botë nuk po fryjnë më në favor të Elon Musk. Sipas listës së përditësuar të 'Forbes' për miliarderët e botës, vendin e parë e njeriut më të pasur e mban për momentin Bernard Arnault.

Bernard Arnault është themelues, kryetar dhe CEO i grupit LVMH, kompania më e madhe në botë e mallrave luksoze, pasuria e tij është 211.4 miliardë dollarë. Në vendin e dytë renditet Musk me një pasuri prej 198.4 miliardë dollarësh.

Pasuritë e Musk janë zvogëluar prej kohësh ku aksionet e Tesla-s, pasuria e tij më e madhe, kanë humbur vlerën mes sfidave nga brenda dhe jashtë kompanisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB