Bota

Biden fiton garën e demokratëve në Karolinën e Jugut

Biden, i cili mbështetet në një numër të madh votuesish afrikano-amerikanë në këtë shtet konservator jugor, fitoi me një diferencë të madhe ndaj dy prej rivalëve të tij.

E.K
Biden fiton garën e demokratëve në Karolinën e Jugut
Joe Biden

SHBA- Siç pritej, presidenti Joe Biden fitoi me lehtësi testin e tij të parë zgjedhor, duke siguruar nominimin demokrat të partisë së tij për të kërkuar një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Karolinën e Jugut.

Biden, i cili mbështetet në një numër të madh votuesish afrikano-amerikanë në këtë shtet konservator jugor, fitoi me një diferencë të madhe ndaj dy prej rivalëve të tij.

Ai tha se ishte i bindur se do të mundte Donald Trump, favoritin e padiskutueshëm për nominimin republikan, "edhe një herë" në nëntor. Të dy janë përballur më herët në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020./ZËRI

Poll

MOS HUMB