Bota

Erdogan kundër ngjyrave në Asamblenë e OKB: Ngjajnë si të LGBTIQ

Diplomatët në OKB kanë sqaruar se 17 ngjyrat në Asamble simbolizojnë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm

D.XH
Erdogan kundër ngjyrave në Asamblenë e OKB: Ngjajnë si
Erdogan dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

ANKARA - Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar se ngjyrat e vendosura në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ngjajnë së tepërmi me ata të LGBTIQ.

Erdogan u ankua, duke thënë se nuk ndihet aspak rehat me ngjyrat në Asamble. Kombet e Bashkuara kanë sqaruar se ngjyrat në Asamble simbolizojnë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

"Një nga çështjet që më shqetëson më shumë janë ngjyrat LGBTIQ në ambientet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Le të ketë sado LGBTIQ tani në mbarë botën. Besoj se dhe ne që nuk jemi pro LBTQ kemi të drejta apo jo”, tha ai.

Disa diplomatë në OKB thanë se Erdogan me siguri që ka ngatërruar 17 ngjyrat e ndryshme që lidhen me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm me ato që lidhen me ylberin e krenarisë.

Gueterres tha se nuk ka ngjyra të krenarisë së ylberit në selinë e OKB-së që promovojnë të drejtat LGBTIQ.

Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, të miratuara nga liderët botërorë në vitin 2015 me një afat kohor deri në vitin 2030, janë një listë globale që synon zhdukjen e urisë, të varfërisë ekstreme, luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe pabarazisë, e promovimin e barazisë gjinore.

Turqia është një shtet që nuk dënon homoseksualitetin. Por, shoqëria turke vazhdon të jetë tepër konservatore dhe mospranuese. Edhe Paradat e Krenarisë në Turqi janë mbajtur nën tensione të forta dhe shpesh edhe në përplasje./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB