Bota

Erdogan sulmon Netanyahun: Zoti e shkatërroftë! Izraeli kundërpërgjigjet: Hesht dhe ki turp

Përgjigja e Izraelit ishte e menjëhershme, nëpërmjet ministrit të Jashtëm Israel Katz.

k.m.
Erdogan sulmon Netanyahun: Zoti e shkatërroftë! Izraeli
Pamje nga lufta

ANKARA- Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit futet sot në ditën e 168-të. Ndërsa takimi mes kryeministrit Benjamin Netanyahut dhe sekretarit amerikan të shtetit, Anthony Blinken po zhvillohet në Tel Aviv, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e sulmoi ashpër nga Ankaraja.

"Ne i besojmë Zotit tonë një person të caktuar të quajtur Netanyahu. Zoti e shkatërroftë dhe e bëftë të mjerë."

Përgjigja e Izraelit ishte e menjëhershme, nëpërmjet ministrit të Jashtëm Israel Katz, i cili thirri zëvendësambasadorin turk duke i bërë "një qortim të ashpër", por edhe publikisht komentoi deklaratën e Erdoganit.

"Ju që mbështesni djegësit e fëmijëve, vrasësit, përdhunuesit dhe gjymtuesit e trupave të kriminelëve të Hamasit ju jeni të fundit që mund të flisni për Zotin. Nuk ka Zot që do të dëgjojë ata që mbështesin mizoritë dhe krimet kundër njerëzimit të kryera nga miqtë e tyre barbarë në Hamas. Heshtni dhe kini turp!"

Ndërkohë, Këshilli Evropian miratoi konkluzionet për Lindjen e Mesme, duke bërë edhe thirrje për "një pauzë të menjëhershme humanitare" në Gaza.

Së fundmi, një sulm ajror izraelit vrau 10 persona në qytetin veriperëndimor të Gazës. Bisedimet për armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve rifillojnë sot në Katar. Që nga nisja e luftës, ushtria izraelite tha se vrau më shumë se 140 njerëz që i përshkroi si "terroristë" në aksionin e nisur në spitalin Al-Shifa, qindra njerëz të tjerë janë ende të bllokuar në spital./ZËRI

Poll

MOS HUMB