
BRUKSEL- Europol, në bashkëpunim me policisë së Gjermanisë, Francës dhe Belgjikës ka goditur një nga bandat më të mëdha të trafikut të emigrantëve që vepronte në Kanalin Anglez. Operacioni 'Task Force Wave', që përfshin 600 policë, arrestoi kreun e bandës kurde irakiane dhe pesë nga organizatorët kryesorë në Gjermani ku ishte orkestruar operacioni i kontrabandës së njerëzve, tha policia.
Në kuadër të operacionit 'Task Force Wave'mësohet në Gjermani u bastisën lokalet në 28 lokacione, u sekuestruan 12 varka, 179 jelek shpëtimi dhe 81 pajisje lundruese për fëmijë, motorë, 60 pajisje elektronike dhe armë zjarri, shkruan The Guradian.
Europol tha në një deklaratë se hetimi filloi në fund të vitit 2022, dhe se rrjeti përbëhet nga shtetas irakianë dhe sirianë me origjinë kurde, të cilët kishin ndërtuar infrastrukturën e tyre. Trafikantët importonin varka të lira nga Kina dhe i transportonin në Gjermani përmes një operacioni të vështirë.
Si funksiononte rrjeti
Drejtuesit zakonisht mbanin tetë ngarkesa me varka në të njëjtën kohë me një makinë kryesore që gjurmonte rrugën gjatë gjithë udhëtimit për të shmangur zbulimin nga policia. Drejtuesit prisnin në zonat e pushimit në Belgjikë përpara se të drejtonin pajisjet në një pikë të caktuar në kohën e nisjes për në Britani.
Trafikantët me vetëdije i vunë emigrantët në rrezik të madh pasi grumbulluan deri në 50 persona në varka të përshtatshme për maksimumi 10 persona. rafikantët madje rekrutuan kriminelë të vegjël për të mbikëqyrur dhe menaxhuar pagesat, të cilat varionin nga 1,000 deri në 3,000 euro për emigrant.
Vitin e kaluar rreth 30,000 burra, gra dhe fëmijë kaluan Kanalin Anglez pavarësisht rrezikut serioz për jetën e tyre. Burimet policore të BE-së thonë se kontrabanda e njerëzve në bregdetin verior të Francës është dominuar nga bandat irakiane për vite me radhë./ZËRI