ITALI- Një operacion i madh antidrogë, është zhvilluar në orët e para të mëngjesit në provincat e Cagliari, Sassari, Nuoro, Genoa, Forlì, Cesena, Ravenna, Firence, Pescara dhe Teramo, për të goditur një bandë italo – shqiptare, të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Në operacion morën pjesë rreth 300 karabinierë, të cilat kanë zbatuar disa dhjetëra masa paraprake të kërkuara nga DDA e Cagliaritan dhe të nxjerra nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Cagliarit.
Deri më tani kanë rënë pranga 40 persona, identitetet e të cilëve nuk janë bërë ende publike. 22 persona janë nën masën e arrestit me burg, 18 të tjerë në masën e arrestit të shtepisë.
Mësohet se drejtuesi i këtij operacioni ishte një shtetas italian, ndërsa grupi trafikonte kanabis nga Spanja dhe kokainë nga Shqipëria.
Operacioni u krye me mbështetjen e Drejtorisë Qendrore të Shërbimeve Kundër Drogës, ndërsa kërkimet janë ende të vazhdim, shkruajnë mediat italiane.
Operacioni u kodua 'Familja dhe miqtë!' Grupi trafikoi 660 kg drogë nga vitit 2019 dhe qarkullonin 15 mln € në vit.
Gjatë hetimeve, të cilat kanë zgjatur disa muaj, janë sekuestruar sasi të mëdha hashashi, marijuane dhe kokaine./Zëri.ai/