Bota

VD- Zbulohet tuneli 55 metra i Hamasit nën spitalin 'Al Shifa'

Ushtria tha se gjeti trupat e dy pengjeve - ushtarit izraelit Noa Marciano, 19 vjeç dhe pacientit me kancer Yehudit Weiss, 65 vjeç - në një ndërtesë pranë spitalit.

k.m.
VD- Zbulohet tuneli 55 metra i Hamasit nën spitalin 'Al Shifa'
Pamje nga Gaza

GAZA- Forcat e Mbrojtjes të Izraelit të dielën mbrëma publikuan pamjet që zbulojnë një tunel masiv të Hamasit të vendosur nën spitalin al-Shifa në qytetin e Gazës. Ushtria, e cila kreu operacionin në kompleksin mjekësor javën e kaluar, tha se gjeti një kalim 55 metra të gjatë, 10 metra nën tokë. Zyrtarët thanë se zbuluan një shkallë të thellë të pajisur me "mekanizma të ndryshëm mbrojtës", duke përfshirë një derë rezistente ndaj shpërthimit. Sipas tyre, ky tunel funksiononte si një kompleks komandimi për Hamasin, madje shkruan dhe më tej teksa pretendonin se aty montoheshin municionet. 


Zyrtarët palestinezë i kanë mohuar akuzat dhe kanë këmbëngulur se kompleksi përdoret vetëm për qëllime mjekësore dhe është bërë një strehë refugjatësh ditët e fundit. Me hyrjen e luftës në javën e shtatë, spitali është kthyer në pikën kryesore të konfliktit të përgjakshëm. Ushtria tha se gjeti trupat e dy pengjeve – ushtarit izraelit Noa Marciano, 19 vjeç dhe pacientit me kancer Yehudit Weiss, 65 vjeç – në një ndërtesë pranë spitalit.

Pamjet erdhën disa orë pasi forcat izraelite thanë se kishin gjetur 35 boshte tunelesh nëpër Gaza dhe kishin bastisur shtëpitë luksoze të terroristëve të Hamasit, duke sekuestruar armë të ndryshme.

Në një tjetër zhvillim tronditës të dielën mbrëma, Izraeli publikoi pamjet e CCTV që dukej se tregonin viktimat e rrëmbyera nga Hamasi gjatë masakrës së përgjakshme të 7 tetorit duke u dërguar në qendrën mjekësore.

Pamjet e vëzhgimit tregojnë dy persona - që besohet të jenë emigrantë tajlandezë dhe nepalezë të rrëmbyer nga Hamasi - duke u dërguar në spital me lëndime të rënda, që besohet se janë shkaktuar nga terroristët e Hamasit.

Izraeli filloi të sulmojë Gazën pasi luftëtarët e Hamasit kaluan kufirin më 7 tetor, duke vrarë 1200 izraelitë dhe duke marrë peng më shumë se 200 persona, ndërsa në Gaza numri i viktimave ka shkuar në 13,000 njerëz./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB