
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka lajmëruar kabinetin etij dhe rrethin e ngushtë se miliarderi Elon Musk do tërhiqet nga roli i tij në qeveri. Mediat ndërkombëtare raportojnë se themeluesi i Teslas dhe Space X së shpejti pritet të kthehet në botën e biznesit.
Gjithashtu raportohet se vendimi është marrë së bashku me presidentin Trump, i cili mësohet të ketë thënë se pavarësisht tërheqjes, ai mbetet i kënaqur me punën e Musk me Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë.
Musk u bë një figurë e diskutueshme në administratën amerikane për shkak të shkurtimeve të fondeve të disa departamenteve apo institucioneve të qeverisë federale./ZËRI