Bota

Festa me alkool e drogë, të burgosurit në Britani rrahin policët dhe 'bëjnë ligjin'

Ata kanë treguar për Sky News se janë të burgosurit ata që drejtojnë burgun dhe nëse nuk merren masa, atëherë dukush edhe mund të vritet.

E.K
Festa me alkool e drogë, të burgosurit në Britani rrahin
Një i burgosur live në rrjetet sociale

BRITANI- Policiët e një burgu në Britaninë e Madhe kanë treguar “ferrin” e përjetuar çdo ditë në HMP Five Wells në Northamptonshir ku dhunohen dhe poshtërohen nga të burgosurit. Këta të fundit në vendin e vuajtjes së dënimit bëjnë festa me alkool e drogë duke u kthye në “zotër” të vendit.

Ata kanë treguar për Sky News se janë të burgosurit ata që drejtojnë burgun dhe nëse nuk merren masa, atëherë dukush edhe mund të vritet.

“Të burgosurit drejtojnë burgun. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, dikush do të vritet. Të burgosurit na hedhin urinë në fytyrë. Na pështyjnë. Një oficer u godit me thikë disa javë më parë. Na godasin me grushte, shkelma dhe na pengojnë. Diçka e tillë ndodh çdo ditë”, tha një gardian.

Javën e kaluar Shoqata e Oficerëve të Burgjeve paralajmëroi se grupet e krimit të organizuar po dërgonin bashkëpunëtorë për t'u trajnuar si oficerë burgje me "qëllimin e vetëm" të kontrabandimit të drogës dhe telefonave në burg.

G4S tha se stafi i nënshtrohet kontrolleve të verifikimit të qeverisë përpara fillimit të punës së tyre me të burgosurit. Dhe Five Wells ka një strategji kundër korrupsionit.

Shqetësimi kryesor i tre oficerëve është siguria e tyre dhe e kolegëve të tyre. Harry tha në fund të çdo dite se ndjehet i lehtësuar se “ka arritur të dalë pa lëndime”.

Sally tha se ajo ka frikë për jetën e saj sepse çdo ditë "ti nuk e di se çfarë do të të ndodhë".

Poll

MOS HUMB