
KOSOVË- Franca dhe Gjermania po përgatiten të bllokojnë pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës. Sipas Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet dy vendet janë duke u përgatitur që të bllokojnë një votim gjatë majit për pranimin e Kosovës në organizatën e Këshillit të Evropës (KiE). Përmes një postimin në “X”, Knaus tha se një grup shtetesh po përgatitet të veprojnë kundër rekomandimit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, që tha se Kosova ka përmbushur kriteret për të qenë pjesë e organizatës.
Gerald Knaus: Aktualisht, disa qeveri të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, përfshirë atë të Gjermanisë dhe Francës, po përgatiten ta bllokojnë një votim në maj për pranimin e Kosovës, duke injoruar rekomandimin e Asamblesë Parlamentare të dhënë në prill.
In Berlin, the morning of 25 April 2024 @BertelsmannSt ???????? Prime minister @albinkurti explained his determination to push for same-sex civil unions in the context of accession to @coe:
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) May 4, 2024
“we are strongly committed to the human rights of all minorities in Kosovo. We will therefore… https://t.co/xkV2gDAeIZ pic.twitter.com/3REZcCBz4U
Sipas tij, një bllokim i tillë vjen pas një fushate të bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE, raporton REL.
Gerald Knaus: Kjo pason një fushatë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përfshirë edhe apelin e tij personal ndaj presidentit të Francës, Emmanuel Macron, që të mos lejojë votimin dhe një zotim serb për të blerë 12 avionë luftarakë francezë Rafale.
Më 16 prill, Asambleja Parlamentare votoi në favor të raportit që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE. Çështja tani është në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës. Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj./ZËRI