Bota

Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Sipas saj, sulmi hibrid rus ndaj Kosovës po vjen pas njoftimit të mbështetjes së Kosovës me pajisje ushtarake për Ukrainën.

f.t
Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës
Donika Gërvalla

KOSOVË- Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla është shprehur se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës. Sipas saj, sulmi hibrid rus ndaj Kosovës po vjen pas njoftimit të mbështetjes së Kosovës me pajisje ushtarake për Ukrainën.

“Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride sot, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, shkroi Gërvalla.

Hakerët rusë kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gjatë ditës nuk kanë qenë në funksion. Sipas njoftimit nga qeveria, shënjestër e sulmeve kanë qenë faqja e Presidencës dhe Kryeministrisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB