Bota

Gjendet një varr masiv me 30 kufoma në Gaza! Viktimat të lidhur me pranga

Të paktën 30 trupa u gjetën në "qese të zeza plastike" pranë shkollës Hamad në Gazën veriore, ndërsa zyrtarët palestinezë akuzuan ushtarët izraelitë për vrasjen e civilëve "në stilin e ekzekutimit".

E.K
Gjendet një varr masiv me 30 kufoma në Gaza! Viktimat të lidhur
Trupat e gjetur

GAZA- Autoritetet palestineze kanë kërkuar një hetim ndërkombëtar pasi një varr masiv u gjet në Gaza me trupat e dekompozuar të të burgosurve palestinezë, të cilët ishin të lidhur dhe pranga. Të paktën 30 trupa u gjetën në "qese të zeza plastike" pranë shkollës Hamad në Gazën veriore, ndërsa zyrtarët palestinezë akuzuan ushtarët izraelitë për vrasjen e civilëve "në stilin e ekzekutimit".

Ministria e Punëve të Jashtme Palestineze bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar të mërkurën për ato që i përshkroi si "masakra izraelite", duke kërkuar që një ekip të vizitojë Gazën "për të zbuluar të vërtetën dhe dimensionet e gjenocidit ndaj të cilit është i ekspozuar populli ynë".

Dëshmitarët i thanë Al Jazeera se viktimave iu lidhën sytë, u torturuan dhe u vranë përpara se të vendoseshin në qese.

“Ndërsa po pastronim, hasëm në një grumbull rrënojash brenda oborrit të shkollës. U tronditëm kur morëm vesh se dhjetëra trupa të vdekur ishin varrosur nën këtë grumbull”, tha një dëshmitar për Al Jazeera.

“Në momentin që hapëm qeset e zeza të plastikës, gjetëm trupat tashmë të dekompozuar. Ata I kishin sytë, këmbët dhe duart të lidhura,” shtoi dëshmitari.

Hamasi tha se organizatat e të drejtave të njeriut duhet të "dokumentojnë" varrin masiv./ZËRI

Poll

MOS HUMB