Bota

'BILD' zbulon dokumentin sekret: Rusia do na sulmojë në korrik!

Në dokument thuhet se Rusia mund të nisë “sulme kibernetike dhe forma të tjera të luftës hibride”, kundër Baltikut në korrik.

f.t
'BILD' zbulon dokumentin sekret: Rusia do na sulmojë në
Vladimir Putin

GJERMANI- Gjermania ka ngritur alarmin se një përplasje e armatosur mes NATO-s dhe Rusisë është e mundshme në muajt e ardhshëm. Gazeta gjermane Bild në shkrimin e saj i referohet një dokumenti sekret të Forcave të Armatosura Gjermane, sipas të cilave Rusia do të pushtojë shtetet baltike të NATO-s që në korrik.

Në dokument thuhet se Rusia mund të nisë “sulme kibernetike dhe forma të tjera të luftës hibride”, kundër Baltikut në korrik. Kulmi përfshin vendosjen e qindra mijëra ushtarëve të NATO-s dhe fillimin e luftës në verën e vitit 2025. Gazeta gjermane shkruan se Rusia mund të përsërisë pushtimin e vitit 2014 në Ukrainë në territorin e NATO-s me mbështetjen e Bjellorusisë, pas zgjedhjeve në SHBA, kur Shtetet e Bashkuara mund të mbeten pa lider.

Pas shkrimit Moska ka reaguar menjëherë. 

“Bild nuk heziton të shkruajë mashtrime, ndaj do të preferoja të mos komentoja”,- u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një përgjigje për gazetarët që i kërkuan një reagim ndaj artikullit të gazetës gjermane.

Ndërkojë shefi i shtabit të ushtrisë, gjenerali Micael Byden, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen vullnetarisht organizatave të mbrojtjes për një konflikt të mundshëm të armatosur të nxitur nga Rusia./ZËRI

Poll

MOS HUMB