
INDI- Gjykata e Lartë e Indisë i ka dhënë të drejtë qeverisë, duke deklaruar se ajo veproi në mënyrë të ligjshme kur hoqi autonominë e shtetit të Jammu dhe Kashmir dhe e vuri atë drejtpërdrejt nën kontrollin e qendrës. Kryetari i drejtësisë së Indisë, DY Chandrachud, mbështeti vendimin e qeverisë dhe tha për The Guardian se ajo nuk kishte tejkaluar kompetencat e saj.
Pasi Jammu dhe Kashmir u bënë pjesë e bashkimit indian, neni 370 u miratua fillimisht si një masë e përkohshme për të garantuar disa të drejta dhe mbrojtje të pavarura për Kashmirët, duke përfshirë kushtetutën dhe flamurin e tyre. Më vonë ajo u afirmua si masë më e përhershme në shtet përmes vendimeve të ndryshme gjyqësore. Në vendimin e gjykatës është thënë se Qeveria duhet t’i mbajë zgjedhjet në këtë rajon, në shtator të vitit 2024.
Ndërkohë Mehbooba Myfti, ish-kryeministri që u rrëzua nga pushteti, tha se revokimi i nenit 370 ishte "i padrejtë, i paligjshëm dhe antikushtetues" dhe se justifikimi nga gjykata supreme ishte "jo më pak se një lajm i një dënimi me vdekje jo vetëm për Jammu dhe Kashmir, por edhe për Indinë".
Rajoni i Jamusë dhe Kashmirit ka qenë dikur shtet, që i është bashkuar Indisë më 1947, pak pasi nën-kontinenti është ndarë prej regjimit britanik. Vendet fqinje, India dhe Pakistani kanë luftuar dy herë për Kashmirin./ZËRI